“Dashuria më e ëmbël”, Osmani e përqafuar nga vajzat e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi të veçantë sot së bashku me dy vajzat e saj.

Presidentja Vjosa Osmani këtë foto e ndau në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për 8 Mars.

“Dashuria më e ëmbël, dhurata më e bukur, vetë esenca e jetës! Sot e çdo ditë”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.

Gjatë ditës Osmani ka takuar ka vizituar disa institucione të vendit për të uruar gratë që punojnë në to, me rastin e 8 Marsit.

Vjosa Osmani ka shkruar se vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin edhe për gratë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Back to top button