Dasma në familjen Haradinaj bashkoi të gjithë, figura publike, yje të estradës dhe Rifat Jashari

Festa e madhe familjare për martesën e Luanit, djalit të Shkëlzen Haradinajt, po vazhdon edhe sot me një atmosferë të veçantë dhe pjesëmarrje të gjerë.

Përveç familjarëve dhe të afërmve, në këtë dasmë të veçantë po marrin pjesë edhe shumë miq të familjes, si dhe emra të njohur nga estrada shqiptare, të cilët po kontribuojnë në krijimin e një atmosfere festive dhe të paharrueshme.

Në mesin e të ftuarve janë parë edhe përfaqësues nga familja Jashari, përfshirë Rifat Jashari, çka i jep kësaj ngjarjeje një dimension edhe më të veçantë dhe simbolik.

Back to top button