Daut Haradinaj zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Deçanit

”Prej tetorit Dauti do të jetë kryetar komune në Deçan”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë zyrtare kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale. Haradinaj është shprehur se vendimet për nominime i merr kryetari dhe kryesia e AAK-së.

”Është e vërtetë që unë jam kandidat për kryetar komune, por në rast se vendosin shefat unë prapë se prapë jam anëtar partie, edhe ne i kemi disa rregulla, por gjithsesi prej tetorit Dauti do të jetë kryetar komune në Deçan”, tha Haradinaj për emisionin E’Zone.

Ndryshe, deri tani Daut Haradinaj ishte në postin e deputetit në parlamentin e Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./21Media

Back to top button