David Dreshaj lanson këngën Brenga e dashurisë

” Zëri”, ” Super song”, “Fire” e plot e përplot komente si kēto nga ndjekësit e tij të shumë duke i shtuar edhe gjysëm miliona klikime vetëm në orën e para të publikimit të këngës së re. Kënga ” Brenga ” e lansuar nga artisti David Dreshaj po pritet që në fillim mjaft mirë nga fansat e tij.

Muzika është punuar nga Cricket ( Donat Prelvukaj) me melodi nga Elinel dhe Granit Ismajli dhe Cricket ku ky i fundit ka realizuar dhe beat-in. Edhe teksti është shkruar nga Elinel, Granit Ismajli dhe Cricket, rregjistruar dhe masterizuar në Cricket Muisic, ndërsa video e veçantë është punuar fort nga Mars Studio ( Endrit Rrahimi).

Natyrisht se Davidi erdhi edhe këtë herë me stil mjaft unik.

Por se cila dashuri e ka bërë djaloshin simpatik me brenga ende nuk është bërë e ditur.

Back to top button