De Biasi për Mihalin: Do të mbaj praninë tënde në zemrën time
Të hënën vdiq fizioterapeuti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylli Mihali, i cili ishte i infektuar me Covid-19.
Milahi kishte punuar për 27 vjet si fizioterapeut ne kombëtaren e Shqipërisë.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biassi, i cili në gjuhën shqipe ka shkruar se është i trishtuar me këtë lajm derisa Mihalin e ka vlerësuar si një njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale.
“Jam vërtet i trishtuar për ikjen nga jeta e mikut tim Ylli. Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht. Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë. Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar De Biasi.
