De Gea-lojtari më i mirë i janarit në Premier Ligë

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të muajit janar në Premier Ligën angleze.
Gjatë muajit të kaluar, De Gea arriti që të regjistrojë 22 pritje në portën e tij, pesë sosh më shumë se cilido portier tjetër.
Portieri spanjoll ishte ndër lojtarët kyç të “Djajve të Kuq” gjatë janarit, ku bëri tetë pritje në fitoren 3:1 kundër Brentford, para se ta mbante portën e paprekur në fitoren 1:0 kundër West Hamit.
Falë De Geas, United tani gjen vetën në pozitën e katërt në tabelë, ku edhe një herë portieri spanjoll arrin ta shpëtojë skuadrën e tij me paraqitjet e tij të mira.

Back to top button