Debat i fortë mes analistëve, ”Kurti e ka Listën Serbe oksigjen nuk mundet me jetu pa të”

Në ”Click” të RTV21 tema lidhur me vendimin e KQZ-së për, mos certifiimin e Listes Serbe ”përplasi” analistët, Alma Lamën dhe Arton Muhaxherin.

Lama e Muhaxheri dhanë qëndrime të kundërta, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e institucioneve të Kosovës në këtë proces si dhe për nënshtrim politik dhe duke theksuar ndikimin që, sipas tyre, ka VV në këtë proces.

Alma Lama: Nëse Lista Serbe ka arsye thelbësore për t’u përjashtuar, ka organe të tjera të shtetit që mund ta bëjnë atë. Cilat kanë qenë arsyet? Të gjitha politike. Kjo është lojë politike, ku edhe partitë tjera i janë nënshtruar VV-së. Shtetit të Kosovës duhet t’i dalë zot dikush, por këtu nuk po i del askush.

Artan Muhaxheri: Nuk është nënshtrim. Ata e kanë çuar deri në fund lojën e VV-së, dhe VV-ja do të dalë keq.

Ai shtoi gjithashtu: “Albin Kurti Listën Serbe e ka oksigjen, nuk mundet me jetu pa të”./RTV21/21Media

Back to top button