Debat i ”nxehtë” në RTV21: Tahiri e quan Idrizin “frikacak” dhe e akuzon për mashtrim

(Lajm i përditësuar)


Debat i ”nxehtë” në RTV21: Tahiri e quan Idrizin “frikacak” dhe e akuzon për mashtrim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe kryetari aktual Ferid Idrizi zhvilluan një debat të ashpër në RTV21.

Tahiri e akuzoi Idrizin për katër vite mungesë pune dhe mashtrim, duke thënë: “Je ardhur me mashtrim dhe ke me shku me marrë, s’ke bërë asgjë që 4 vjet, pse bëhesh frikacak.”

Idrizi i mohoi të gjitha pretendimet dhe deklaroi se “asnjëherë nuk më ka ftuar prokuroria,” duke sfiduar kundërshtarin me vendosmëri.

”Ky nuk ka program, sa ka qenë kryetar komune, nuk e mohon që nuk e kam respektuar, bëhu pak i diciplinuar”, tha Idrizi.

Tutje Idrizi,  ia ka rikujtuar videon e vitit 2021 Tahiri ku vëllai i këtij të fundit shihej në një video duke numëruar para.
“Nëse je ardh në studio me i la e me i bind njerëzit. Qato parë që u numërojshin, a ja ka kthy dikujt?”, ka vazhduar Idrizi, duke i thënë Xhaferit se e ka ”mizën mas veshi”./21Media

Debati i Tahirit dhe Idrizit, Meholli: Kjo është njëra prej arsyjeve pse unë nuk pi kafe me këta kandidatë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli, në debatin zgjedhor të RTV21, lidhur me debatin e kandidatëve për kryetarë të kësaj komune nga PDK dhe LDK në studion e RTV21, ai ka thënë se për këtë arsyje nuk del të pijë kafe me ta.

Teksa shtoi se kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe kryetari aktual Ferid Idrizi prapa kamerave ulen bashkë në kafene.

“Të dashur qytetarë të komunës së Vushtrrrisë, siq po e shihni këtu kemi një dialog të ashpër personal jo në interesat e qytetarëve, fatkeqësisht kjo është imazhi dhe fotografia që e kemi parë 26 vite tu i provu dy partitë. Kjo është njëra prej arsyjeve pse unë nuk shkoj me pi kafe me këta kandidatë të cilët këtu po e shihni situatën se si sillen dhe veprojnë dhe në ndërkohë që prapa kamerave ose në kafene ulen bashkë”, tha ai. /21Media


Kandidati i pavarur për Vushtrrinë: Kurr tender nuk kanë bërë të hapur as për mediat e as për qytetarët

Kandidati i Pavarur për kryetarë të komunës së Vushtrrisë Shaban Miftari, në debatin zgjedhor të RTV21 ka abuzuar kryetarin aktual të kësaj komune, Ferit Idrizin për disa tendera.

Sipas Miftarit disa tenda nuk kanë qenëtë hapur as për mediat dhe qytetarët.

“Këta kurr tender nuk kanë bërë të hapur as për mediat e as për qytetarët, veq ja u kanë dhënë kënd e kanë pasë mik e jaran, ditën e mirë e ka qu qanej”, deklaroi ai.

Ai kritikoi edhe për një shkollë në këtë komunë në të cilën mësojnë fëmijë me aftësi të kufizuara.

“Një shkollë e kemi për aftësi të kufizuar, kurr nuk janë kujdes këta hiq me ju ndihmu këtyre fëmijëve ata janë pjesë e shoqërisë tonë”, deklaroi Miftari. /21Media


Izmaku: Unë do të jem kryetare e Vushtrrisë që vendos vetë, pa ndikime të jashtme

Xhevahire Izmaku, kandidate për kryetare të Vushtrrisë nga NISMA, në debatin zgjedhor në RTV21 hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit aktual, duke thënë se ai nuk vendos vetë, por merr urdhra nga persona tjerë.

Ajo theksoi se vetë do të jetë një kryetare e pavarur, e fokusuar në nevojat e qytetarëve.

“Unë do të jem kryetare që vendos vet, nuk marr urdhra nga oligarkët, sepse në këto katër vite ka funksionuar dhe ka punuar Komuna e Vushtrrisë për qytetarët,” tha Izmaku, duke premtuar ndryshim dhe transparencë në qeverisje./21Media


Tahiri i LDK-së: Gruaja dhe familja është qendra e programit tonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në debatin zgjedhor të RTV21 tha se qendra e programit të partisë së tij është familja dhe gruaja.

Sipas tij tek 9 mijë e 583 gratë në Vushtrri papunësia është mbi 90%.

“Ne kemi vendosur në qendër të programit tonë, familjen dhe gruan e Vushtrrisë. Në bazë të statistikave në Vushtrri kemi 9 mijë e 583 gra mbi moshën 40 vjeqare që jetojnë në komunën e Vushtrrisë. Papunësia tek këto gra është mbi 90%”, tha ai. /21Media


VV-ja në Vushtrri premton ndërtimin e stacionit të autobusëve

Sylejman Meholli, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, prezantoi programin e tij “Bashkë për Vushtrrinë” në debatin zgjedhor në RTV21.

Ai tregoi se  programi mbështetet në dy shtylla kryesore dhe 10 fusha zhvillimi që synojnë përmirësimin e jetës në çdo cep të qytetit.

Meholli premtoi ndërtimin e një stacioni modern të autobusëve, përmirësimin e transportit urban, sigurimin e ujit të pijshëm në çdo lagje dhe krijimin e një parku të ri qytetar, duke premtuar atë që sipas tij nuk kanë mundur ta realizojnë as PDK dhe as LDK.

“Bashkë për Vushtrrinë” përbëhet nga dy shtylla kryesore dhe dhjetë fusha që do të ofrojnë zhvillim në të gjitha drejtimet e Vushtrrisë. Në programin tonë, atë që nuk e kanë mundur PDK-ja as LDK-ja, ne do ta realizojmë: stacionin e autobusëve, do të përmirësojmë transportin urban, do të sigurojmë ujë të pijshëm në çdo cep dhe do të krijojmë parkun e qytetit,” tha ndër të tjera Meholli./21Media


Idrizi: Kabllot në shesh dhe programi ynë do ta transformojnë Vushtrrinë për 4 vitet e ardhshme

Kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferid Idrizi, gjatë debatit zgjedhor në RTV21, prezantoi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Ai theksoi se ky program është një vazhdimësi e planeve që kanë transformuar qytetin, duke rikujtuar punën e bërë gjatë mandatit të tij.

“Programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme është vazhdimësi e planeve që e kanë transformuar Vushtrrinë,” tha Idrizi, duke përmendur edhe investimet e rëndësishme, si kabllot nga sheshi i qytetit që kanë përmirësuar infrastrukturën lokale./21Media

Back to top button