Debati për Ronaldon përfshin Portugalinë

Bernardo Silva nuk mund të mos qeshte kur dëgjoi pyetjen për një nga lojtarët më të mëdhenj në Portugali.
Mesfushori i Manchester City menjëherë mohoi se Ronaldo ishte ai që jep urdhra.

Edhe pse ai pritej të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës së fundit, legjenda portugeze mbetet ende brenda lojës ku do të luaj edhe në një kampionat rekord të gjashtë evropian këtë verë i cili po mbahet në Gjermani, transmeton rtv21.tv.

“Unë u përballa me Ronaldon gjatë stërvitjes së Evertonit në vitin 2013,” tha menaxheri i Portugalisë Roberto Martinez, shkruan BBC.

“Për shumicën e lojtarëve, kur trupi fillon të dështojë, koka e pranon atë. Në rastin e tij duket se është e kundërta. Trupi do të ndalojë vetëm kur koka thotë se duhet të ndalet.

“Është e pabesueshme kur një lojtar i moshës së tij ka zakonet dhe dëshirën e një 18-vjeçari. Ai ka një mentalitet të nivelit elitar dhe pa kufij. Ai është tashmë 20 vjet me kombëtaren. Kjo është unike.”

E megjithatë, pavarësisht se është 39 vjeç, Ronaldo ka treguar se nuk ka në plan të largohet nga skena ndërkombëtare.

Ish-ylli i Manchester United i ka thënë Martinezit se qëllimi i tij është të arrijë në 250 paraqitje të Portugalisë. Aktualisht ai ka 207.

Sidoqoftë, për ta arritur këtë, ai do të duhet të përballet me kritikat në rritje nga tifozët në shtëpi, të cilët besojnë se Portugalia performon më mirë pa të.

Nuk është asgjë e re, dhe ka ndjekur ish-trajnerin Fernando Santos dhe tani Martinez.

“Edhe duke marrë parasysh gjithçka që Ronaldo përfaqëson, nuk ka asnjë kuptim që ai të jetë më një titullar i padiskutueshëm”, tha Sofia Oliveira, një eksperte futbolli për CNN Portugal, DAZN Portugali dhe radio TSF, për BBC Sport.

“Është gjithashtu e vërtetë që ky tranzicion do të ishte shumë më i qetë nëse ai do ta kuptonte vetë se ky rol nuk i përshtatet më.

“Më duket e qartë se prania e tij në skuadër kushtëzon lojtarët e tjerë rreth tij. Thjesht shikoni veprimet e tyre dhe do të shihni se ndonjëherë ata e kërkojnë Ronaldon në kontekste që nuk i bëjnë dobi ekipit. Dhe pastaj është çështja që ai nuk dëshiron të kalojë shumë kohë pa topin, kështu që ai ndjek në zonat e pushtuara nga lojtarët e tjerë, me anarkinë e tij të pozicionit që i prek ata.”/21Media

Back to top button