Deçanasi kërcënon policinë
Policia arreston personin e dyshuar
Dje në Deçan përkatësisht në rrugën “M.Berisha & E.Geci”, është arrestuar një person i dyshuar pasi siç raporton policia, i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë, të cilët i kishin shqiptuar një tiketë trafiku për kundërvajtje në trafik.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media