Deda: Çlirimin e dytë të Kosovës kemi me bë me 11 qershor
Deda tha se këto subjekte i ka bashkuar synimi që rinia të përparoj në Republikën e Kosovës
Përfaqësuesi i AKR-së, Agim Bahtiri tha se ky popull ka vujt shumë nga siç u shpreh një gjarpër që iu ka pshtjell dhe po e shtrëngon shumë.
“Veseli e din se kush e ka largu nga pushteti në Mitrovicë, tani do të fillojmë në Prishinë. Janë bashku njerzit e luftës a thu Kosova pret luftë a paqe…Ka kalu koha e komandantëve”, tha Bahtiri.
Ndërsa, Ilir Deda, nga Alternativa në koalicion me LDK-në tha se këto subjekte i ka bashku synimi që rinia të përparojnë në Republikën e Kosovës.
“Ky kolaicion ka mi dhonë kuptim tri fjalëve, liri demokraci pavarësi… Clirimin e dytë të Kosovës kemi me bo me 11 qershor. Koha e luftës ka kalu po vjen koha e zhvillimit”, tha Deda./21Media