Deda: Vendin e kaplojnë grevat si pasojë e përçarjes së PAN-it

“T’u kqyrë seri”

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka dhënë disa komente në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë grevat në sektorin publik si dhe vazhdimin e taksës ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare SHBA-ja dhe BE-ja.

Sipas Dedajt, presidenti Thaçi po e gënjen delegacionin shtetëror me një dokument të pavërtetë në bisedimet e tij me Vuçiqin, siç ka theksuar Deda,këta të delegacionit pa kuptim po heshtin.

Në mesine këtyre komenteve, Deda ka përmendur edhe bashkimin e Mitrovicës, ku sipas tij, Thaçi duke punuar me vrull për ndarje të Kosovës. Këto komente, Ilir Deda i ka dhënë përmes një postimi të shkruar në Facebook.

Nga 14 janari të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve janë në grevë dhe greva sipas tyre pritet të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës së tyre. Ndërsa, kirurgët kane hyrë në javën e pestë të grevës./21Media 

Back to top button