Dëgjoni pak nga kënga e re e 2Ton

Repartisti, Arton Avdyli, i njohur si 2Ton së shpejti do të sjellë projektin e ri muzikor.
E reperi ka ndarë me ndjekësit në Instagram, sekuencë nga kënga më e re.
“Edhe njo per fund t’vitit 2021”, ka shkruar reperi, që nënkupton se edhe 2Ton është në mesin e artistëve që do e mbyllë vitin 2021 me atë që di të bëjë më së miri, njësoj siç e filloi mbarë.
Menjëherë pas postimit, nuk kanë munguar komentet pozitive nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë përgëzuar për punën, madje e kanë quajtur një “Hit” ende pa u lansuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial)


E fundit nga Artoni është “Shqipe”./21Media

Back to top button