Dejona Mihali për protestën e veteranëve: Dilni prapë t’ju shohin njerëzia

Zyrtarja e VV-së, Dejona Mihali ka komentuar protestën e mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës, e cila ishte thirrur nga veteranët.

Në një postim në Facebook Mihali ka ftuar opozitën që të dalin prapë dhe më shpesh.

“Dhe vjen një ditë që e gjithë opozita PDK, LDK, AAK me gjithë komandantë dhe akademikë i ka në ballë Elmi Reçicën, Bekim Haxhiun, Hajdar Beqën, Mërgim Lushtakun dhe Rashit Qalajn. Dilni më shpesh. Dilni prapë. Dilni t’ju shohë njerëzia. Çdo të shtunë mundësisht.” – ka shkruar ajo në Facebook./21Media

Back to top button