Deklarata e Bislimi për zgjedhje, BE: Ne nuk komentojmë komentet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të hënën në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.
E këtë deklaratë nuk e ka komentuar BAshkimi Evropain vetëm se një zëdhënës I BE-së për RTV 21 tha se presin që palët t;I zbatojnë kërkesat e BE-së siç janë përshkruar në deklaratën e BE-së 27 nga 3 qershori 2023.
“Ne nuk komentojmë komentet. Ne, megjithatë, shfrytëzojmë rastin të ritheksojmë se BE-ja pret që palët t’i zbatojnë kërkesat e BE-së siç janë përshkruar në deklaratën e BE-së 27 nga 3 qershori 2023. Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat serbe të Kosovës në veri. Serbët e Kosovës pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje.”, I tha një zëdhëns i BE-së RTV21./21Media