Deklarata e Vuçiq pasi fitoi zgjedhjet

Vuçiq tha se fitorja e tij është e pastër si kristali

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se fitorja e tij në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Serbi është e pastër si kristali.

“Jam shumë krenar që kemi marrë votat e 3 milionë e 350 mijë votuesve”, u shpreh Vuçiq përcjellë Tanjug.

Ai është zotuar se do të anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian si dhe ‘të forcojë marrëdhëniet me Rusinë’.

Vuçiq ka fituar mbi 55 për qind të votave duke shmangur kështu mundësinë për balotazh.

Procesi zgjedhor për presidencialet serbe është mbajtur edhe në territorin e Kosovës, në  veri të vendit, në 4 qendra të votimit.

Back to top button