Deklarata për kriminelët, Kurti: Serbia e Brukseli e dinë për kë e kam fjalën

 

Kryeministri Albin Kurti ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me vendndodhjen e krimineleve të luftës.

Ai ka thënë se në Bruksel nuk e ka përmendur për herë të parë çështjen e kriminelëve të luftës.

Tutje, ai ka theksuar se Serbia po e din për kë e ka pasur fjalën gjithashtu edhe Brukseli.

“Unë besoj që kriminelë të luftës nuk ka veç në Serbi, por ka edhe në veri, ka edhe në Bosnjë prandaj nuk kam folur me shtete”, ka thënë kryeministri.

“E kam thënë pa numër herë këtë çështje jo vetëm tash në Bruksel. Serbia po e din edhe Brukseli për kë e kam fjalën. Unë shoh paaftësi nga ju për të na bërë kritikë. Rreziku më i madh për qeverinë tonë është mungesa e kritikës, nuk kemi rrezik tjetër. Jeni të paaftë me bë kritikë. Unë mund të ju jap edhe ide si të na kritikoni, unë nuk bëjë ofertë pa kërkesë”, ka shtuar ai./21Media

 

 

Back to top button