Dekreti për datën e zgjedhjeve ende pa nënshkrim, Presidentja në pritje të Kushtetueses

Bekim Kupina, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për rtv21.tv se Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, sipas tij siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Vetëvendosje sot ka dërguar në Kushtetuese dekretin e Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit./21Media

Back to top button