Del nga spitali Elza Ujkani që u godit nga kulmi i komunës së Prishtinës: Të minimizohen fatkeqsitë si e imja

Më 18 janar të këtij viti, Elza Ujkani 23 vjeçare nga Vushtrria u godit nga kulmi i objektit të komunës së Prishtinës, që ra si pasojë e erërave të forta atë ditë.
23-vjeçarja ishte në gjendje kritike për disa javë. Elza Ujkani, e cila është motra e deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, sot ka dalur nga spitali.
Ujkani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka folur për rrugëtimin e saj aspak të lehtë që e kaloi gjatë kësaj periudhe.
23 vjeçarja ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan afër në këtë sfidë, me theks të veçantë mjekët që përveç ndihmës ata i dhanë edhe kurajo asaj për ta kaluar këtë vështërsi.
”Për në fund, dëshiroj të ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve që punët kur të kryhen, të kryhen në mënyrën më të mirë dhe mos të kursehet(vidhet) në mënyrë që të minimizohen fatkeqsitë si e imja” ka përfunduar shkrimin e saj, Elza. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?