Del një pjesë e raportit të BE-së: Shtyrja e bisedimeve negativisht ndikon ndaj Maqedonisë

Janë publikuar disa pjesë të raportit për Maqedoninë e Veriut, i cili zyrtarisht do të publikohet pasdite në Parlamentin Evropian, Komisioni Evropian e kritikon bllokadën për fillimin e bisedimeve, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Komisioni Evropian është i kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kriteret për anëtarësim të BE-së dhe që autoritetet tregojnë orientim të qartë proevropian.
“Maqedonia e Veriut vazhdon t’i përmbushë kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe autoritetet e demonstruan publikisht angazhimin e tyre politik të vazhdojnë në rrugën e BE-së. Vendi ruan rrjedhë të vazhdueshme dhe vendimtare në përparimin e reformave të BE-së dhe i rriti përpjekjet e tij për ofrimin e rezultateve të vërteta edhe më tutje”, qëndron në raportin për progresin e reformave për Maqedoninë e Veriut, i cili do të publikohet në orën 15:00 pasdite në Strasburg.
Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji do ta prezantojë raportin para deputetëve të komisionit për punë të jashtme të Europarlamentit.
Raporti më tutje do të thotë se reformat e BE-së janë proces në afat të gjatë i cili kërkon angazhim të vazhdueshëm nga qeveria dhe nga opozita, si dhe nga të gjithë faktorët shoqërorë.
Maqedonia e Veriut është përshëndetur në pjesën e harmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së me shkallë prej 96%, që përfaqëson rritje prej dy pikë procentuale në krahasim me vitin 2020.
“Në mars të vitit 2020 anëtarët e Këshillit Evropian njëzëri e miratuan vendimin që të hapen negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Shtyrjet e fillimit të bisedimeve për anëtarësim kanë pasoja negative ndaj kredibilitetit të BE-së”, paralajmëron Komisioni Evropian.
Ai thekson se çështjet bilaterale ndërmjet Sofjes dhe Shkupit duhet të zgjidhen me prioritet.
“Komisioni me padurim pret dhe e thekson rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë nga të gjitha palët. Në përputhje me konfuzionet e Këshillit, Komisioni e vazhdon punën e nevojshme përgatitore dhe pret që Konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejtë sapo të miratohet korniza negociuese nga ana e Këshillit dhe para fundit të këtij viti”, kërkon Komisioni Evropian./Tv21

Back to top button