Del para Gjykatës Zamir Meta, babai që akuzohet se abuzoi seksualisht me vajzën

Ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 36-vjeçari Zamir Meta, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Meta do të japë dëshminë e tij para trupit gjykues.

 

Para uniformave blu, babai i 7 fëmijëve ka pohuar se ka abuzuar me vajzën e tij vetëm një herë.

Ngjarja e rëndë, e cila tronditi opinionin publik, u zbulua një ditë më parë, 1 korrik.

12-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi dyshohet se ishte abuzuar nga i ati dhe kishte shkuar te fqinjët.

Pasi e ëma lajmëroi policinë, uniformat blu bënë të mundur gjetjen e të miturës, e cila më pas rrëfeu se çfarë kishte ndodhur.

Në një prononcim për mediat, e ëma, 30 vjeç tha se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare por nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, por nuk i tregonte askujt.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia.  U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë. Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha e ëma mes lotësh.

Back to top button