Delawie:Zgjedhjet e 11 qershorit – të suksesshme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka folur për zgjedhjet e 11 qershorit duke i cilësuar ato si të suksesshme.

Delawie i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare një hap të rëndësishëm për vendin.

“Zgjedhjet paqësore dhe konkurruese ishin hap i rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Delawie në rrjetin social Twitter.

Ambasadori amerikan, megjithatë, ka pasur edhe vërejtje.

“Raportimet për abuzim elektoral në fushata dhe votime duhet të merren seriozisht”, ka shkruar Delawie.

Back to top button