Vjen delegacioni për zgjidhje të krizës politike

Ky delegacion ka për qëllim për të arritur një marrëveshje

Për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, Zëvendëspresidenti i PPE, David McAllister dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, kryesojnë delegacionin që do ta vizitojnë nesër Tiranën.

Delegacioni do të jetë një mundësi për të zgjidhur ngërçin aktual politik dhe për të arritur një marrëveshje që do t’i lejojë opozitës të rikthehet në parlament e të marrë pjesë në zgjedhje.

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan nuk do të jetë pjesë e këtij delegacioni për shkak të angazhimeve të tjera të tij, ndërkohë që kancelarja Angela Merkel pritet të dërgojë një përfaqësues të lartë të shtetit.

Që prej mesit të shkurtit, mbështetësit e opozitës të udhëhequr nga Partia Demokratike, kanë bllokuar sheshin kryesor të Tiranës dhe kanë organizuar protesta para zyrave të Kryeministrisë.

Back to top button