Delegacioni i Katarit arrin në Manchester

Delegacioni i Katarit që përfaqëson Sheikun Jassim, ka mbërritur para pak çastesh në qendrën stërvitore të Manchester United, raporton “Football Daily”

Sheiku Jassim nuk ka udhëtuar drejt qytetit të Manchesterit sot, por ka dërguar ekipin e tij bankar dhe të biznesit që të merren me bisedime.

Sheiku Jassim ka shprehur interesim serioz për ta blerë klubin e Manchester United, pas lajmit se Familja Glazers është e gatshme që të shes gjigantin anglez.

Po ashtu, thuhet se nesër Manchesterin do ta vizitojë edhe delegacioni “Ineos” për të biseduar me zyrtarët e United për shitjen e klubit.

Delegacionin e “Ineos” e përbëjnë Sir Jim Ratcliffe së bashku me bashkëpronarët e kompanisë si Andy Currie, John Reece, Rob Nevin, Jean Claude Blanc dhe Dave Brailsford.

Videon e delegacionit të Katarit duke arritur në qendrën stërvitore Carrington të Manchester United e gjeni më poshtë.

Back to top button