Deliu Kodra: Do të kërkojmë shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në emisionin “Click” në RTV21 u zotua se sapo të funksionalizohet Kuvendi i Kosovës do të kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Nëse i kemi votat dhe mundësitë, do të bëjmë të pamundurën që bordi i ZRRE-së të shkarkohet, edhe për shkak të qëndrimeve arbitrare që ata i kanë marrë në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies që e kemi parë tash e sa kohë, dhe gjuhës së vet drejtuesit të ZRRE-së”, tha ajo./21Media

Back to top button