Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

(Lajm i përditësuar)


Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se nëse partia e cila doli e para në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje dështon të formojë institucionet, atëherë mandatin do ta marrë PDK-ja.

Pas kësaj, u ngriti si shqetësim se Nisma është pjesë e opozitës së mandatit të kaluar.

“Nuk e di, aktualisht nuk mund të them kurgjë”, tha ajo.
“Nuk dua të flas në emër të Nismës, por mendoj se nëse ka dështim, rrethanat politike ndryshojnë”, u shpreh ajo.


Deliu Kodra: Do të kërkojmë shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në emisionin “Click” në RTV21 u zotua se sapo të funksionalizohet Kuvendi i Kosovës do të kërkojnë shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

“Nëse i kemi votat dhe mundësitë, do të bëjmë të pamundurën që bordi i ZRRE-së të shkarkohet, edhe për shkak të qëndrimeve arbitrare që ata i kanë marrë në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies që e kemi parë tash e sa kohë, dhe gjuhës së vet drejtuesit të ZRRE-së”, tha ajo.


PDK nuk e voton askënd nga VV-ja për të parin e Kuvendit, Deliu Kodra “kundër mikes” së saj, Albulena Haxhiu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kanë informacione se kanë dëgjuar emra që mund të propozohen për kryetar të Kuvendit.

Ndër emrat që përmendi janë Fatmir Limaj e Albulena Haxhiu.

Kur u pyet se a do ta votojnë Haxhiun, Deliu Kodra tha jo.

“Nuk do ta votojmë asnjë kandidat që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ajo.


Deliu-Kodra: Deharit ia përcakton mosha ta udhëheqë seancën, e jo për të marrë urdhra nga Albulena Haxhiu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra nga Albulena Haxhiu dhe anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

“Është problematike të bashkëpunohet kur mungon debati, diskutimi, kur me arbitraritet të plotë vendosen standardet, edhe skenarët përgatiten se si do t’i drejtohet kryesuesi i seancës deputetëve e qytetarëve të Kosovës. Kishte fjalim të shkruar zotëri Dehari, nuk kishte një skenar të cilin është i obliguar ta zbatojë për shkak të rregullores së Kuvendit, por ai kishte skenarë, duke i quajtur veprimet e partive të tjera të paprecedentë… atij ia përcakton mosha që ta kryesojë seancën, por jo për t’u deklaruar politikisht dhe për të marrë urdhra nga Albulena Haxhiu e përfaqësues të tjerë të partisë”, tha ajo.


Deliu-Kodra: Nëse s’ka reflektim të shtunën, do të ndërmarrim hapa ligjorë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Click” në RTV21, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të shtunën të paraqiten në Kuvend dhe të bëhet konstituimi i tij.

Ajo paralajmëroi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh të shtunën, PDK-ja do të ndërmarrë hapa ligjorë.

“Jam e bindur se, nëse nuk ka reflektim të shtunën, do të ketë hapa ligjorë. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona si parti politike për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të vendit. Në të kundërtën, nuk ka kuptim të vazhdohet me këtë bllokadë të qëllimshme nga një parti që nuk i ka numrat dhe po përpiqet t’i shfrytëzojë të gjitha mandatet njëkohësisht – si atë legjislativ, ashtu edhe atë ekzekutiv,” tha Deliu-Kodra.


“Më shumë se hajgare”,  Deliu-Kodra  ironizon me letrën e dorëheqjes së Kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Click” në RTV21, cilësoi atë si një akt formal letrën e dorëheqjes së Albin Kurtit.

“Në të njëjtën kohë kemi një qeveri në detyrë që merr vendime, zgjidhet drejtori i Doganës së Kosovës, dhe në të njëjtën kohë thuhet se ata janë dorëhequr nga detyrat e tyre qeveritare – kjo është më shumë se hajgare. Nuk mund të ushtrohet paralelisht funksioni i dyfishtë, si në legjislativ ashtu edhe në ekzekutiv,” tha ajo.


Deliu Kodra për deklaratën e Mihalit: Eksponentët e LVV-së fajin duan t’ua mveshin partive të tjera

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Click” në RTV21 u pyet lidhur me deklaratën e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali, e cila në një postim në Facebook ka thënë se partitë politike nuk po “arrijnë të shohin potencialet që gjenden në këto grupacione”, duke përmendur edhe “punëtorët e KDI-së e IKD-së”.

Sipas Deliu-Kodrës, Vetëvendosje disa ditë më parë kishte deklaruar se i kishte siguruar numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit, por sipas saj, këta numra po mungojnë.

“Pastaj, për deklaratat e eksponentëve të Vetëvendosjes as që dua të merrem – i kemi dëgjuar tash e sa kohë – fajin tentojnë t’ua mveshin partive të tjera, shoqërisë civile, mediave, sindikatave dhe shumë eksponentëve të tjerë në Kosovë”, u shpreh Deliu-Kodra.


“Përpjekje për zvarritje ”, Deliu-Kodra akuzon Vetëvendosjen për bllokadë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në emisionin “Click” në RTV21 hodhi akuza ndaj Vetëvendosjes, duke thënë se kjo parti po tenton të zvarrisë punimet në Kuvend.

“Sot kishte një mundësi që një raport, të cilin ne e kundërshtojmë, të kalonte, nëse do të ekzistonte vullneti politik i tyre për të zhbllokuar situatën. Por ajo çfarë pamë sot ishte një përpjekje për të zvarritur edhe më tej zhvillimet në Kuvend, për shkak se ditëve të fundit telashet brenda partisë fituese, si dhe me minoritetet, janë bërë evidente. Kemi dëgjuar se ka shumë paqartësi se cila do të jetë vota e tyre për formimin e Qeverisë.

Në pamundësi për të hapur konstituimin e Kuvendit, sot në mënyrë arbitrare u vendos që, përmes kryesuesit të seancës, të ndërpritej seanca, duke u shkelur rregullorja e Kuvendit,” tha Deliu-Kodra./21Media

Back to top button