Deliu pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë: Vetëvendosje po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka reaguar pas bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë.
Duke komentuar reagimin e ministres në detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiut, Deliu ka thënë se krerët krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre.
“Në vend që të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, krerët e Vetëvendosjes po e politizojnë çdo hetim që prek njerëzit e tyre. Albulena Haxhiu e paska cilësuar bastisjen në Ministrinë e Bujqësisë si “plan për të dëmtuar Kurtin”. , ka shkruar Deliu.
Më tej ajo ka përmendur edhe rastin e Nagip Krasniqit.
“E njejta qasje u përdor nga Kurti edhe në rastin e Nagip Krasniqit, për të cilin doli në mbrojtje pavarësisht aktakuzave. Kur mbrohej Martin Berishaj, përmendej madje edhe “fushatë e egër me ndikim serb”. Kjo qasje nuk ka të bëjë me drejtësi, ka të bëjë me mbrojtje politike dhe frikë nga përgjegjësia.”, ka përfunduar Deliu./21Media