Deliu: Presidentja e gatshme t’i nënshtrohet kryeministrit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas mosvotimit të Kodit civil dje në Kuvendin e Kosovë.
“Ne si parti e kem arsyetuar qëndrimin tonë në Kuvend. Derisa shumica parlamentare mbivoton çdo iniciativë që në parashtrojmë (qoftë, projektligje, amendamente, rezoluta e akte të tjera, që në epiqendër kanë mbrojtjen e interesit të qytetarëve), duke demonstruar arrogancë pa dhënë asnjë shpjegim, ne nuk mund të rrijmë indiferent përballë kësaj qasje përjashtuese e shpërfillëse. Prandaj, ata e kanë përgjegjësinë e plotë edhe në rastin e votimit të këtij projekt-akti.”, ka shkruar Deliu.
Ajo tutje ka adresuar kritika ndaj presidents Vjosa Osmani, duke thënë se ka mungesë guximi për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit të popullit.
“E mbi të gjitha si një grua – kur bëhet fjalë, si në rastin konkret- lidhur me Projekt-Kodin Civil, i cili rregullon çështjet familjare, trashëgimore e veçanërisht, rolin e gruas në këto marrëdhënie.
Presidentja po e ridëshmon për të satën herë radhazi se ka deficit të theksuar të lidershipit dhe është e gatshme ti qëndroj besnike e madje ti nënshtohet kryeministrit, pa tentuar asnjëherë të kundërbalancoj politikat e qeverisë, veçmas kur ato nuk përfillin koncensusin dhe kompromisin e nevojshëm politik.
Pozita që mban nuk e toleron kalkulimin personal mbi interesin e përgjithshëm. Përndryshe, kjo cilësohet abuzim me pozitën dhe ushtrimin e detyrës!”, ka përfunduar Deliu.
Kuvendi i Kosovës dje nuk ka miratuar Kodin Civil, me 29 vota kundër, 28 pro dhe 4 abstenime./21Media

Back to top button