Deliu: Qeverinë, me gjasë, e ka zanë në befasi edhe këtë herë bora
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka bërë thirrje Qeverisë për pastrimin e rruygëve pas reshjeve të dendura të borës.
Deliu përmes një postimi në Facebook ka apeluar për kujdes në rrugë, derisa ka ironizuar me Qeverinë duke thënë se i ka zënë bora të papërgatitur.
“Dy gjana: E para: Ju lutem – bëni kujdes rrugëve me borë. E dyta: Qeverinë, me gjasë, e ka zanë në befasi edhe këtë herë bora. Çonu more dilni pastroni rrugët ”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Në anën tjetër zëvendësministr Infrastrukturës, Hysen Dërmishi ka thënë se rrugët janë të kalueshme dhe ka shtuar se po punojnë për t’i pastruar ato, por që ka bërë thirrje për kujdes të shtuar./21Media