Deliu: Të krijohet task-forca për trajtimin e rasteve të ngacmimeve seksuale

 

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të formojë task-forcën ndërinstitucionale për trajtimin e rasteve të ngacmimeve seksuale.

“Gjatë javës së kaluar raste të shumta të cilat janë raportuar edhe në media. Vetëm gjatë vitit 2020-të, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjithsejtë 40 raste të ngacmimeve seksuale. Merreni me mend për ato raste të cilat nuk janë të raportuara dhe për të cilat institucionet nuk kanë informacion. Incidentet e fundit, rasti në Fushë Kosovë, rasti tragjik në komunën e Pejës dhe rastet e raportuara gjatë kësaj jave dëshmojnë se viktimat, dhunës apo abuzues janë të dy gjinive, të moshave të ndryshme. Përfshirë këtu edhe një fëmijë të moshës 6-vjeçare. Ndonëse në shumicën e rasteve, viktimat janë gra e vajza”, ka thënë Deliu-Kodra në seancën pleanre të Kuvendit që është duke u mbajtur.

Sipas saj, mostrajtimi i rasteve është ndëshkim i serishëm i viktimave./21Media 

Back to top button