Kaloni te përmbajtja kryesore

Demaj i ashpër me Muahxherin: Ti je anti-Albinist 100%

 

(Lajm i përditësuar)

Analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 akuzoi opozitën se nuk ka pasur nisma për ta ‘ndalur’ Albin Kurtin.

Këtu kundërshtoi analisti Artan Muhaxheri duke përmendur dërgimin e disa ligjeve në Kushtetuese nga opozita, megjithëse shtoi se edhe ai vet ndjen mllef ndaj opozitës.

Derisa replikoi Demaj duke i thënë: “Jo s’ke mllef, ti je anti-Albinist 100%, ti s’do kurgjo në LVV-në”, tha ai.

Kurse Muhaxheri ka thënë se nuk i do se nuk i njeh mirë.

Demaj: Veç me i çu me i fry te Burdushi

Analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 kritikoi partitë tjera duke marrë si shembull se nuk po shkon t’iu ofrohet për bashkëpunim LVV-së dhe që t’i paraqesë kushtet e veta.

“Bane kërkesën tënde prej kryesisë dhe thuaj kushtet për koalicion janë këto edhe gjuaja topin Albinit”, tha Demaj, duke shtuar se Kurti nuk është fajtor nëse vend…

Këtu reagoi analisti tjetër Artan Muhaxheri duke thënë se PDK, por edhe AAK-ja, nuk kanë besim te LVV-ja.

“Veç me i çu me i fry te Burdushi, tutën s’mund ta heq askush”, tha ai.

Demaj pas deklaratës së Ismet Beqirit: Të vd*kurit ngjallen ditën e kiametit, e kiameti u bë në LDK

Analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 komentoi një deklaratë të Ismet Beqirit nga LDK-ja, i cili ndër tjerash ka thënë se është krijuar një standard në LDK që kur i humb zgjedhjet kryetari lëshon udhë, sipas tij LDK duhet të shkojë në zgjedhje.

“Çka po fol, tash po dalin disa figura, te na kanë thënë të vdekurit ngjallen ditën e kiametit, kështu që kiameti u bë në LDK dhe tash flet çdo person që i vjen para pa dashur me përfshi Ismet Beqirin, por edhe disa tjerë që i kanë kërku disa subjekte politike dhe sot del e flet në emër të LDK-së.”, tha ai.

Sipas tij Kurti nuk është fajtor për zhvillimet që po ndodhin në LDK.

“Kurti nuk ka pasur çka ta përçajë LDK”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button