Demaku: Dëshmia e Wesley Clark vulë e luftës së drejtë të UÇK-së

Bashkëluftetari i ish-krerëve të UÇK-së, njëherësh deputet i PDK-së, Fadil Demaku, në një intervistë për RTV21 ka thënë se dëshmia e ish-gjeneralit Ëesley Clark është vulë e luftës së drejtë të UÇK-së dhe dëshmi e së vërtetës kundër të gjitha akuzave të pretenduara nga Gjykata Speciale të cilat i cilëson propagandë të Rusisë, Serbisë dhe e njerëzve që bashkëpunuan me UDB-në serbe. Deputeti Demaku tha se dëshmia e Clark është shumë e rendësishme për luftën e UÇK-së.

‘’Kjo do të thotë shumë sepse kemi përballë dëshsmitë e figurave kryesore të atyre zhvillimeve që kanë ndodh, të cilët ishin personat kyç të cilët ndikuan në ato procese të atëhehrshme përballë dëshmive të njerëzve krejtësisht të parëmdesishme të njerëzve të inflistruar, të manipuluar dhe të pjesëve të ish-UDB-së serbe me të cilat është shërbyer prokuoria. Pra, sot kemi ballafaqimin e të drejtës sonë të përkrahur nga bota përendimore, nga bota demokratike, nga SHBA përballë propagandës së UDB-së serbe e cila ka filluar nga prezantimi i Dick Marty me ato pretendim të nihmuara nga Rusia dhe të zgjeruara nga njerëzit që kanë punuar për Serbinë. Tash kemi ardhë me një përballje të së drejtës dhe manipulimeve. Tani më është qartësuar gjithcka në këtë proces. Dëshmia e xheneralit Clark do të jetë vula përfundimatre për të treguar qartë se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button