Dembele shumë afër kalimit të Chelsea
Chelsea raportohet se ka mbyllur marrëveshjen për të sjellë në klub anësorin e Barcelonës Ousmane Dembele në një transferim të lirë këtë verë.
Spekulimet rreth të ardhmes së francezit po qarkullojnë për rreth 12 muaj pasi që 25 vjeçari dhe klubi katalanas nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës derisa klube të mëdha evropian, duke përfshirë edhe Arsenalin dhe PSG-në janë të interesuar për shërbimet e tij.
Megjithatë, “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea është afër përfundimit të një marrëveshjeje për Dembele përpara skadimit të kontratës së tij me Barcelonën në qershor.
Shitja e Chelseat te konsorciumi i Todd Boehly është më afër pas miratimit nga Premier Liga dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë se Tuchel ka marrë dritën jeshile për të planifikuar lëvizjet në afatin kalimtar të verës.
Nëse kjo marrëveshje kompletohet, anësori dhe Tuchel të ribashkoheshin, pasi dyshja punuan së bashku gjatë kohës së tyre në Borussia Dortmund në sezonin 2016-17.
Dembele më pas u shit te Barcelona për rreth 145 milionë euro (123.2 milionë funte), ku ai ka shënuar 32 gola në 150 paraqitje gjatë një qëndrimi pesëvjeçar të përcjellë nga dëmtimet deri më tani.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?