Dëmet bujqësore nga breshëri në Skenderaj, formohet komisioni i verifikimit

 
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se reshjet e shiut dhe breshëri i rënë sot në disa fshatra të kësaj komune, ka shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve.
Jashari ka njoftuar se si qeverisje komunale kanë formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
“Andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim. Të dashur fermerë, dëmet e tilla nuk duhet të ju ndalin në punën tuaj të shkëlqyer në kultivimin e fidaneve dhe kulturave tjera bujqësore. Si kryetar i komunës do të vazhdoj të jem afër jush në përkrahje të zhvillimit të bizneseve tuaja familjare”, ka shkruar Jashari në Facebook./21Media

Back to top button