Dëmet nga vërshimet, Bajrami: Shteti duhet të jetë në teren

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të kompenzohen të gjithë të prekurit nga vërshimet e fundit.

Në rrjetin social Facebook, Bajrami ka bërë me dije se shteti duhet të jetë në terren dhe pranë qytetarëve në këto situata.

“Secili banor i prekur duhet të ndihmohet, secili biznes të kompensohet, secili bujk të mbështetet dhe çdo familje të marrë ndihmë emergjente. Meqë moti me shi po vazhdon dhe nesër priten reshje bore, ekziston rrezik për përmbytje të reja. Shteti duhet të jetë në terren dhe pranë qytetarëve në Drenas, Malishevë, Junik, Gjakovë dhe në komunat e tjera të prekura. Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente, të hartojë një strategji, dhe të ndaj buxhet në buxhetin e vitit 2026 për të ndermarrë veprime konkrete për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të tilla në të ardhmen”, ka shkruar Bajrami.

 

Back to top button