Demhasaj: Kurtin e kemi njoftuar se anëtarësimi i Kosovës në KIE i ka dy kushte, ky thojke jo 

(Lajm i përditësuar) 

Demhasaj: Kurtin e kemi njoftuar se anëtarësimi i Kosovës në KIE i ka dy kushte, ky thojke jo 

Kandidati për deputet nga AAK-ja Arton Demhasaj, në debatin zgjedhor të RTV21 tha se Albin Kurtin të gjithë e kanë njoftuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillë të Evropës i ka dy kushte.

”Ky kryeministër qysh në fillet e saj kur e ka dërgu aplikimin për Këshill të Evropës (KiE) i kemi tregu se i ki dy kushte, kushti i parë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastrit, kushti i dytë është çështja e dërgimit të draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ky thojke jo veç kjo”, tha Demhasaj.

Demhasaj: A t’i besojmë qeverisë për situatën në veri, apo NATO-s që rrit prezencën e saj

Kandidati për deputet nga AAK-ja Arton Demhasaj, në debatin zgjedhor të RTV21 ka folur për qëndrimin e Qeverisë për ta paraqitur situatën në veri si të qetë dhe të kontrolluar, ndërkohë që NATO, sipas tij, po rrit prezencën në atë rajon për të analizuar më në detaje situatën.

”A me ndegju Qeverinë ne që thotë se veriun e kemi shliru, veriu frymon lirshëm, bandat kriminale i kemi largu nga Kosova, apo me i besu NATO-së që e analizion në detaje situatën atje dhe e rrit prezencen e saj në veri. Qeveria që 4 vjet ka përmend luftë, e ka majt popullatën në panik të luftës”, tha Demhasaj.

Demhasaj: Kurti e ka vendosur Kosovën në një situatë që nuk mundemi me shkru një draft

Kandidati për deputet nga AAK-ja Arton Demhasaj, në debatin zgjedhor të RTV21 tha se kryeministri, Albin Kurti e ka vendosur Kosovën në një situatë që tash nuk mundet me shkru një draft të ri.

Demhasaj tha se Kurtipranoi disa marrëveshje, por më pas është tërhequr, duke krijuar dyshime mbi qëndrimin e tij.

”Ky kryeministër na ka vendos në këtë situatë që ne nuk mundemi me shkru draft, je hy në këtë situatë je hy i ke bërë dy marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit e ke prnau draftin njëherë, e ka pranu edhe në takim me kancelarin gjerman, edhe me presidentin Macron edhe me kryeministrin e Italisë dhe pastaj u kthy, jo e kom pranu jo se kam pranu, kjo është loja e tij,”, tha Demhasaj.

Demhasaj: Me Haradinajn kryeministër Kosova do të bëhet pjesë e NATO-së shpejt

Kandidati për deputet nga AAK-ja Arton Demhasaj, në debatin zgjedhor të RTV21 ka folur për planin e AAK-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Demhasaj tha se kryetari i AAK-së njëherit edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj tha se ekziston një lloj dakordimi për Kosovën në NATO.

”Me AAK-në në Qeveri me Ramush Haradinaj kryeministër kjo gjë do të bëhet shumë shpejt”, tha Demhasaj ndër tjera.

Back to top button