Demi Lovato njofton se turneu “Holy Fvck” është i fundit

Demi Lovato duket se po i jep fund “jetës së turneut”.
Këngëtarja njoftoi se turneu “Holy Fvck” do të jetë i fundit i saj.
“Jam aq e sëmurë sa nuk ngrihem dot nga shtrati. S’mund ta bëjë më këtë. Ky turne është i fundit ii mi. Ju falënderoj”, shkroi Lovato.
30 vjeçarja nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me problemet shëndetësore me të cilat po ballafaqohet.
Lovato sipas planifikimeve, duhet të jetë në rrugë deri më 6 nëntor, por ende nuk është bërë e ditur nëse do të vazhdojë tutje apo jo.
Me të kuptuar për gjendjen e Demit, fansat të shqetësuar i kanë thënë asaj se do t’i qëndrojnë pranë pavarësisht vendimeve.
“Mendoj se harrojmë traumat të cilat ka kaluar Demi. Harrojmë sa e rëndësishme është jeta e përditshme për të.. unë u trondita kur njoftuan për turne. Gjithçka që dua është, Demi të jetë e lumtur”, ka thënë një fanse.
Pas mbidozës thuajse fatale në vitin 2018 e cila bëri që Demi të pësonte tri goditje dhe një atak në zemër, ajo tentoi të ‘rikthehet’ në normalitet, duke marrë trajtim mjekësor.
Në dhjetor të vitit 2021, ajo njoftoi se të qenit e pastër nga narkotikët është e vetmja mënyrë e të jetuarit shëndetshëm./21Media

Back to top button