Demi Lovato publikon pamje nga atmosfera e dasmës

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Demi Lovato u martua së fundmi me këngëtarin Jordan Lutes, dhe tani ajo ka publikuar një pjesë të atmosferës në rrjetet sociale. Në një intervistë, ajo zbuloi detajet e kësaj dite të veçantë.

Ata u martuan në pronën Belosguardo në Santa Barbara. Në ceremoni ishin të pranishëm 135 të ftuar.

“Kur e pamë këtë vend, të dy e dinim pa dyshim se donim të martoheshim këtu. Vendndodhja është e bukur, nga bari i valëzuar deri te pamjet e oqeanit. Ishte qetësi dhe thjesht na dukej si gjëja e duhur për të bërë”, tha ajo për Vogue.

Çifti u takua në vitin 2022. Lutes i propozoi Lovatos në dhjetor 2023. Përpara propozimit, ai mësoi të luante kitarë në mënyrë që të kënaqte të zgjedhurin e tij duke interpretuar një këngë që e shkroi vetë.

“E diela ishte dita më e mirë e jetës sime. U martova me burrin e ëndrrave të mia, i cili është gjithashtu miku dhe shpirti im binjak, në ditën më të përsosur, me miqtë dhe familjen time më të ngushtë, e rrethuar nga kaq shumë dashuri”, shkroi ajo në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

Back to top button