Demiraj kërkon parandalimin e shit-blerjes së votave

Demiraj takoi koordinatorët e subjekteve politike

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj zhvilloi sot një takim me subjektet elektorale, PS, LSI dhe PD në qarkun e Beratit.

Sipas njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme, Demiraj takoi koordinatorët e subjekteve politike, Blendi Klosi, Nasip Naço dhe Eduart Halimi, për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor dhe udhëzoi drejtorin e Policisë në Berat, të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës, të mospërfshirjes së efektivëve në proces dhe kërkoi nga palët zbutjen e tensioneve.

Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Back to top button