Demiral te Atalanta, Romero te Tottenhami
Marrëveshjet për Cristian Romeron dhe Merih Demiralin tashmë janë mbyllur dhe po priten vetëm zyrtarizimet.
Gazetari i njohur italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Demiral ka kryer sot testet mjekësore te Atalanta.
Qendërmbrojtësi turk do t’i bashkohet Atalantas në formë huazimi për një sezon, por me opsion të blerjes në vitin e ardhshëm.
Demiral do ta zëvendësoj Cristian Romeron, i cili sot do të udhëtoj drejt Londrës për të kryer testet mjekësore te Tottenham Hotspur.