“Demokracia” e Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së

Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i është bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kështu bëri të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, njoftoi Hamza në Facebook./21Media