Demokristianët në Gjermani distancohen nga Zef Morina: Nuk shkojmë me Kurtin

Nënkryetari i parë i PSHDK-së, Anton Antoni ka dhënë dorëheqje nga partia pasi kryetari i kësaj partie, Zef Morina, ka lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai përmes një reagimi ka thënë se kryetari i partisë ka arritur koalicion me Kurtin pa konsultim me anëtarësinë e partisë..
“PSHDK ka qenë dhe duhet të mbetet parti e djathtë, me vlera të qarta politike, morale dhe shoqërore. Vendimet e fundit të kryetarit Morina nuk përputhen me këtë identitet dhe dëmtojnë integritetin e partisë”, ka shkruar Antoni./21Media
