Dëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, deklarohet Prokuroria

Sot në orët e paradites në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur një incident, ku është dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Prishtinës në një deklaratë për portalin rtv21.tv ka thënë se kanë iniciuar rast për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës së mjetit të rrezikshëm”.

“Prokurori shtetit ka inicuar rastin për veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokurori i shtetit dhe Njësitet përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kanë thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, ndërkaq automjeti ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.

Ndërkaq zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. /21Media

Shpërthimi i veturës së U.d të drejtorit të QKUK-së, deklarohet policia

Back to top button