Dëmtohej shtrati i lumit Drini i Bardhë, Policia sekuestroi disa makineri

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, më 18.07.2022  kishte pranuar informatë se në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, në një lokacion afër lumit Drini i Bardhë nga një kompani është duke nxjerr zhavorr në mënyrë ilegale.
Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dalur në vendin e ngjarës me ç ‘rast kanë arritur që t’i ndalojnë së punuari makinerinë e rëndë, ekskavatorin dhe kamionin të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është iniciuar rasti në procedurë të rregullt “Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit|, ndërsa mjetet e rënda sekuestrohen deri në një vendim tjetër./21Media

Back to top button