Dëmtohen disa varreza në Vushtrri, Policia nis hetimet

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se i janë dëmtuar dy gurët e varrezave të vëllezërve të tij në Vushtrri.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se nuk ka persona të arrestuar.

Ndërkohë, për rastin Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë dëmtuar dy gurët e varrezave të vëllezërve të tij. Nuk raportohet për të arrestuar përderisa rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button