Dëmtohet ambienti i Shpellës së Kusarit, paralajmërohen masa

Muret në Shpellën e Kusarit dhe hapësirën përreth saj janë shkarravitur. Këto veprime janë bërë nga disa nxënës nga një shkollë e Komunës së Klinës gjatë ekskursionit, bëhet e ditur në reagimin e Komunës së Gjakovës.

 
“Në këtë gjendje e kanë sjellur Shpellën e Kusarit dhe hapësirën përreth saj disa vandalistë nga një shkollë e Komunës së Klinës”, thuhet në reagimin e Komunës së Gjakovës.
Komuna e Gjakovës ka paralajmëruar se me këtë rast do të merren masa nga institucionet kompetente.
“Investimet në hapësira publike dhe në këtë rast në këtë vend turistik, i’u dedikohen banorëve të komunës sonë dhe vizitorëve të saj. Të gjithë pa përjashtim kanë të drejtë ta vizitojnë pa asnjë obligim financiar. Por, kjo nuk i’a jep të drejtën askujt që ta katandisë këtë vend në këtë formë, veçanërisht për faktin që në këtë hapësirë është investuar deri në detaje në vitet e fundit nga Komuna e Gjakovës”, thuhet në reagimin e Komunës së Gjakovës.
Fotografi të dëmtimit të ambientit të Shpellës së Kusarit në Gjakovë janë shpërndarë në rrjetet sociale./21Media

Back to top button