Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Kalabri – Një pjesë e madhe e qytetarëve mbeten pa ujë

Një pjesë e qytetarëve në Kalabri të Prishtinës kanë mbetur pa furnizim me ujë, si pasojë e dëmtimit të një gypi.

Lidhur me këtë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se ky dëmtim është bërë nga palë të treta dhe se për këtë është njoftuar edhe Inspektorati Komunal.

“Dukuri, pothuajse e përditshme! Palë të treta duke punuar po dëmtojnë gypat e ujësjellësit. Dëmtuan gypin fi 250 mm në rrugën ” Ali Vitia” në lagjen Kalabria në Prishtinë. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal. Ekipet teknike fantastike të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartëcekur”, është thënë në njoftimin e KRU Prishtina.

Back to top button