Dëmtohet ndriçimi elektrik te Rruga B në Prishtinë, komuna jep detaje

Në rrugën B në Prishtinë gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar kutia elektrike e ndriçimit elektrik.

Këtë e ka bërë të ditur, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar menjëherë dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejshme.

“Në rrugën B është dëmtuar qëllimisht kutia elektrike e ndriçimit publik, duke shkaktuar probleme në funksionimin e ndriçimit në atë pjesë të qytetit. Ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar menjëherë dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Kryeqyteti e dënon çdo veprim të tillë që dëmton pronën publike dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të reagojmë sa më shpejt”, thuhet në njoftim.

Back to top button