Dendias: Mbështesim dialogun Prishtinë- Beograd

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ësht ëi mirëseardhur roli i Greqisë në përpjekjet për ulje të tensioneve.
“Roli i Greqisë është i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë, me qëllim që të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit”, tha Gërvalla pas takimit me homologun grek, Nikos Dendias.
Gërvalla shtoi se në këtë takim u diskutua për ekonominë, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshill të Evropës.
“Biseduam rreth iniciativave për të bashkëpunuar në kulturë dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe Kosova është në rrugën e saj drejt NATO. Kosova nuk është rast i veçantë në zhvillimet gjeopolitike vetëm në raport në raport me Serbinë, por të veçantë e bën edhe fakti që ka popullin më pro evropian dhe më pro NATO në kontinentin tonë. Është fat historik që jemi të përkushtuar ta ndjekim”, tha ministrja,
Në anën tjetër ministri grek tha se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas tij duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.
“Mbështesim diskutimin Prishtinë- Beograd për dialogun dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme… Është e rëndësishme të zbatohet ajo që është arritur, ky ishte edhe mesazhi për Beogradin dje. Bashkimi Evropian është destinacioni përfundimtar për te gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo duhet të jetë pika përfundimtare për të gjithë”, tha ai./21Media