“Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” jepet sonte në kuadër të Festivalit të Teatrove

Në kuadër të programit të edicionit të 52 të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, sonte në ora 19:00 në Teatrin Adriana jepet shfaqja “Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër”.
Kjo shfaqje është prodhim i Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” Prizren.
Me autor John Patrick Shanley dhe regji të Ana Bateva në shfaqje luajnë Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi dhe nis me fillim nga ora 19:00.
“Në mes të kaosit, kur bota ka dalë nga boshti i saj, duke humbur drejtimin e saj dhe duke kërkuar thirrjen e fundit për ndihmë, dy njerëz të vetmuar po luftojnë një betejë të dëshpëruar për dashuri; për falje; për pak mirëkuptim dhe një dorë ndihme me shpresën se gjithçka do të jetë mirë.”Deni dhe Deti i Thellë i Kaltër” është një përmbledhje tragjikomike e një rënie shoqërore, në të cilën ndjeshmëria dhe dhimbshuria bëhen gjithnjë e më të nevojshme, dhe dëgjimi i tjetrit gjithnjë e më urgjent”, përshkruhet shfaqja./21Media

Back to top button